Sulmet terroriste në aeroportin e Brukselit kanë rritur nivelin e sigurisë edhe në Eroportin e Rinasit në Shqipëri. Në aeroportin ?Nënë Tereza? janë shtuar patrullimet, aparatura dhe qen anti-eksploziv .Po ashtu pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme të FNSH-së.
Kontrollet kanë kaluar në një nivel të lartë sigurie si bagazhet ashtu edhe udhëtarët. Kontrollet e valixheve po kryhen me qen anti-eksploziv për të shmangur një sulm të mundëshëm Ndërkohë dy linjat ajrore që operojnë në drejtim të Brukselit. Adria Airways dhe Getter kanë pezulluar fluturimet të cilat pritet të rinisin pas vendosjes së qetësisë.
Ermal Milori shef i komisariatit të Rinasit në një prononcim për Report TV thotë se aktualisht policia po bashkëpunon me FNSH-në me të cilën po kontrollojnë me rreptësi të gjitha bagazhet deri në një urdhër të dytë.
Lidhur me situatën e krijuar në aeroport Milo thotë se po bëhet e pamundur të mos krijohen pengesa të tjera për udhëtarët e vëndeve të tjera.
"Policia Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pasagjereve për shtimin e kontrolleve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës ?Nënë Tereza?. Masat shtesë të sigurisë në aeroportin e Rinasit janë ndërmarrë pas akteve të terrorit, ndodhura sot paradite në Belgjikë. Autoritetet ushtrojnë kontroll të rreptë të bagazheve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv. Në ambientet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit. Gjithashtu, pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme te FNSH, për të shmangur çdo incident dhe garantuar siguri për qytetarët", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.