TIRANE - Një tiranas dhe dy persona të tjerë nga Struga e Maqedonisë u arrestuan nga policia e kryeqytetit pasi dyshohen për shitjen e kokainës dhe kanabisit në zonën e ish-bllokut dhe të Shkollës së bashkuarNë kuadër të operacionit të koduar "Struga", efektivët e policisë vunë në pranga në rrugën "Myslym Keta". Antonio Ruçin 27 vjeç nga Tirana, Fluturim Kica 28 vjeç nga Struga dhe Zulfi Ademi 45 vjeç po nga Struga. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për plagosje.
Policia konstatoi automjetin tip Mercedez Benz me targa maqedonase SU 5175 AB me drejtues Zylfi Ademin ku brenda këtij automjeti ndodheshin edhe dy persona të tjerë.
Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjet e mbështjellë një material celefoni (qese) me ngjyrë kafe e mbushur me lëndë narkotike kokainë me peshë 100 gram dhe gjithashtu gjatë kontrollit personal të Fluturim Kica në xhepin e pantallonave i është gjetur një qese me ngjyrë të verdhë e mbushur me cannabis sativa e cila rezultoi e peshës 8.8 gram .