Report TV - Teatri i Operas dhe Baletit, tualete në gjendje skandaloze për publikun

Report TV 2016-03-24

Views 0

Tualetet e publikut në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, këtij institucioni elitar të vendit janë në kushte nga më të këqijat. Të ndërtuara në katin e nëndheshëm ato janë në një gjendje të papranueshme për t?u përdorur. Gropat ?allaturka?, mungesa e aksesorëve shpëlarës dhe të aksesorëve të ajrimit krijojnë një atmosferë të rëndë.

Teatri i Operës dhe Baletit është një nga insitucioenet më të frekuentuara nga publiku. Nuk kanë munguar premierat e jashtëzakoshme të këngëtareve dhe balerinëve të këtij institucioni.

Surprizat me këngëtarët botërorë të operës si Ermonela Jaho, Saimir Pirgu apo koroegrafitë e Angjelin Prelcocaj janë ndjekur nga publiku që parakalon me veshje shik në tapetin e kuq. Zakonisht premierat zgjasin dy orë me pushim të ndërmjetëm. E gjatë pushimit a do të guxonte ndonjë zotëri apo apo zonjë t?i përdorte këto tualete.

Teatri i operës është i vetmi institucion që po lihet në këtë gjendje. Ndryshon puna në Muzeun Historik Kombëtar. Drejtori i institucionit Ilr Kerni pohon se është në pritje që të rregullohen. Por duket se gjendja do të vijojë, sepse kjo s?mund të bëhet me fondet e premierave, që janë vetëm 15 milionë për 290 shfaqjet e programit vjetor.

Share This Video


Download

  
Report form