51 agjenci private të akredituara që pajisnin me kredite mësuesit në të gjithë vendin janë pezulluar nga Ministria e Arsimit.
Masa ndaj agjencive është marrë 1 javë pas shpalljes së rezultateve të testimit të mësuesve rezultatet e të cilëve ishin shumë të dobëta.
Sipas Ministres së arsimit Lindita Nikolla në këto agjenci nuk kishte trajnim, por blerje kreditesh pa shkuar asnjë ditë.
Nikolla tha se ndryshe nga sa u propagandua nga opozita se testimi do shërbente për largime masive të mësuesve nga vendi i punës nga puna rezultoi testim efektiv për nevojat e tyre pasi rezultate në provimin e shtetit e kandidatëve për mësues janë shumë të ulëta.
Për këtë arsye pritet të miratohet një skemë e re për kualifikimin e arsimtarëve në vijim.
Gjatë konferencës së parë ndërkombëtare mbi forumin dhe zhvillimin profesional të mësuesve Nikolla nuk mohoi nivelin e ulët të mësuesve ndërsa para përgjegjësisë ka vënë edhe universitetet.