Presidenti Bujar Nishani dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas homazheve që kryen në zyrën e Delegacionit të BE-së në Tiranë, shprehën ngushëllimet për viktimat e 22 marsit në Bruksel.
Nishani tha për mediat se nuk është e nevojshme që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, pavarësisht sulmeve terroriste në kryeqytetin belg, Bruksel.
Këshilli i Sigurisë u mblodh për herë të fundit fill pas sulmeve terroriste në Paris, nëntorin e vitit të shkuar, ku mbetën të vdekur 130 persona.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, kreu i Shtetit tha se ?aktualisht nuk ka ndonjë rrethanë që kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?.
Nishani deklaroi se ?agjensite ligjzbatuese janë duke përmbushur misionin e tyre kushtetues dhe ligjor? duke shtuar masat e sigurisë dhe deklaroi se ?ka një rakordim mes këtyure instancave?.
Ai dënoi sulmet në Bruksel, të cilat i quajti akte barbare dhe deklaroi se Shqipëria do të jetë në krah të koalicionit anti-terror.
?Dhimja na bashkon te gjithëve... Asnjë akt terroti nuk do ta lëkundë civilizimin?, u shpreh presidenti.
Ndërsa, Meta tha se të tilla akte janë një këcënim për të gjithë shoqërinë Europiane dhe të gjithë duhet të solidarizohemi me dhimbjen: "Në momente të tilla të gjithë duhet të jemi pranë të lënduarëve dhe të solidarizohemi me to".