Masat kundër terrorizmit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-24

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e qytetarëve në fushën kundër terrorizmit. Presidenti Bujar Nishani, i cili në një deklaratë për mediat tha se të gjitha institucionet e sigurisë, shërbimi inteligjent, prokuroria dhe policia e shtetit kanë bashkërenduar punën e tyre në këtë luftë. Kreu i shtetit ka bërë këtë deklaratë menjëherë pas daljes së tij nga zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ku shprehu solidaritetin e Shqipërisë për ngjarjet në Bruksel. Ngushëllimet për ngjarjet tragjike në Bruksel, i ka shprehur të ngarkuarit me punë të delegacionit të Be-së në Tiranë edhe kreu i kuvendit Ilir Meta. Për Metën, aktet e terroriste janë një kërcënim ndaj vlerave te qytetërimit dhe na përfshijnë të gjithëve.

Share This Video


Download

  
Report form