Report TV - Nazime Visha fiton lirinë presidenti Nishani i fal dënimin

Report TV 2016-03-25

Views 10

Teksa i kishin mbetur dhe 3 vite e 9 muaj burg, Nazime Visha ka fituar lirinë. Pjesa e mbetur e dënimit është falur nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Në dekretin e tij, Nishani thotë se duke u nisur nga kërkesa e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani më datë 26 shkurt 2016, dekreton faljen e pjesë së mbetur të dënimit të Nazime Vishës, e cila deri më tani kishte kryer rreth 1/3 e dënimit.

Presidenti Nishani ka arsyetuar në dekretin e tij arsyet e faljes së Vishës e cila ishte dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Fiqiri Muçës.

?Falja është një akt human i jashtëzakonshëm mëshire, dhe jepet në rastet kur nuk ekzistojnë kriteret ndaluese, e kur dënimi i vuajtur ka arritur qëllimin edukues dhe riintegrues. Tek kërkuesja vlerësova gjithashtu pendimin e thellë, sjelljen e saj si e dënuar, arsyetimin ligjor dhe propozimin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe çdo rrethanë tjetër të veçantë që justifikon faljen,? thuhet në dekretin e faljes së Nishanit.

Nazime Visha do të lërë qelinë në orën 12.00.



D E K R E T
PËR FALJE DËNIMI

Në mbështetje të nenit 92 gërma ?b? dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 11 dhe 12, të ligjit nr. 10295, datë 1.7.2010 ?Për Faljen?, me propozim të Ministrit të Drejtësisë,

D e k r e t o j
Neni 1

Nazime Beqir Visha, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim nr.567, datë 08.05.2013, me 10 (dhjetë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale ?Vrasje me paramendim?, ?Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake?, parashikuar nga nenet 78/1 e 278/2 i Kodit Penal, lënë në fuqi me vendimin nr.918, datë 18.10.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falet pjesa e dënimit të mbetur.

Share This Video


Download

  
Report form