Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përjashtuar çdo dialog politik me maxhorancën për sa kohë, sipas tij, ajo po sillet si terroriste ndaj Kushtetutës duke mos respektuar vendimet e gjykatës Kushtetuese për deputetët socialistë Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.
?Nuk negociohet as Kushtetuta dhe as vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pa zbatuar vendimin, dialogu me Edi Ramën është baraz me dialog me terroristët dhe Partia Demokratike nuk dialogon me terroristët?, u shpreh sot Basha.
?Rakip Suli jep me qira ndërtesën e tij për OSHEE apo Valentina Leskaj që merr 1/3 e hekurudhës për djalin e saj. Gjykata Kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim këto dy raste, por Edi Rama refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur korrupsionin, ashtu siç mbrojti krimin, sepse këto janë dy këmbët e pushtetit të tij... Mandatet e tyre duhet të përfundojnë, pasi ata kanë shkelur ligjin", shtoi ai.