http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rasim Doda, ish-gjyqtari i Sarandës, ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ish-ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço, si të implikuar në çështjen e tij, kur ky i fundit ishte në detyrë. Në seancën e zhvilluar në gjykatën e krimeve të rënda, këtë të premte, Doda ka prezantuar para trupit gjykues, përgjimet e bëra ndaj, ish-ministrit Naço dhe kallëzuesit, Hasan Bushi.Në bisedë, Naço e falënderonte Bushin duke i thënë se me përgjimet që i ke bërë ish-gjyqtarit të Sarandës Rasim Doda, kë bërë një shërbim të madh drejtësisë. Por ish-ministri, sipas Dodës, i ka bërë këto biseda, kur ndaj ish-gjyqtarit të Sarandës nuk ka pasur asnjë urdhër ndalimi apo të ketë qenë nën përgjim nga Prokuroria.Po kështu, Rasim Doda, akuzoi edhe kreun e gjykatës së Sarandës, Alltun Çela dhe punonjësin e IT të këtij institucioni, Ergi Hado, pasi këta shtetas kanë ndërhyrë në kompjuterin personal të gjyqtarit dhe kanë shkruar vetë dispozitivin e çështjes së kallëzuesit bushi. Vetë i pandehuri i tha relatorit të çështjes, Bib Nderca se ai nuk i ka bërë asnjëherë dispozitivin me kompjuter por e shkruante me dore.Prokurori e akuzon ish-gjyqtarin e Sarandës, se në këmbim të vendimit në favor të shtetasit Hasan Bushi ai i ka kërkuar atij 8 milionë lekë. Madje, për ta bërë më të besueshëm faktin se vendimi do të ishte në favor të kësaj pale, gjyqtari, një ditë para seancës përfundimtare. Seanca u shty për 1 prill, pasi trupi gjykues i kërkoi organit të akuzës të identifikojë personat e tjere të cilët janë përgjuar dhe që janë pjesë e hetimit.