http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fermerët shqiptare po synojnë gjithnjë e me tepër tregun ndërkombëtar me prodhimet e tyre. Mbështetja financiare e ofruar nga qeveria ka bere qe shume fermerë te zgjerojnë dhe modernizojnë hapësirat e kultivimit te produkteve. Një prej tyre është kjo pike grumbullimi, përpunimi dhe konservimi ne Kutalli te Beratit. Lorenc Hatija tregon se përmes programeve mbështetëse, tashme mund t?i ofroje konsumatorit te huaj prodhime cilësore. Kryeministri Rama, i cili ka pare nga afër ketë pike grumbullimi u shpreh se programet e ndihmës financiare rrisin zhvillimin e bujqësisë.?Në janar kemi patur një rritje të eksportit. Nga 1.1 miliardë lekë janarin e kaluar, në 1.5 miliardë lekë këtë janar. Ka një rritje të eksportit dhe ka një rënie të importit të disa prodhimeve bujqësore, që kanë patur një zhvillim më të konsiderueshëm, falë mbështetjes që kemi dhënë. Kemi hapur një cikël komplet të ri për bujqësinë me mbështetjen e qeverisë shqiptare që ka ngritur një fond garancie dhe me bankat e nivelit të dytë, që falë bashkëpunimit tonë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, janë të gatshme të japin kredi me interesa shumë të favorshme për bujqësinë?.Kryeministri thekoi se nje program i rëndësishëm per bujqësinë është ai i financimit për sistemin e ujitjes dhe kullimi. Kreu i qeverise inkurajoi fermerët qe te pajisen me NIPT per te përfituar sa me shume nga skemat e ndihmës financiare.?Rama: Programi më i madh që ka financuar një qeveri shqiptare në këto 25 vjet për të siguruar që pastrohen të gjitha kanalet dhe të sigurohet ujitja dhe kullimi, ne kemi besim se do të na japë një hop cilësor dhe sasior. ?Ne kemi bërë një sakrificë buxhetore, në kuptimin e përgjithshëm të buxhetit, duke vazhduar të rimbursojmë 20% të prodhimit, në mënyrë që të nxisim formalizimin dhe qoftë për ju, qoftë për të gjithë ata që prodhojnë në fushë, është shumë e rëndësishme që të jenë të formalizuar, në mënyrë që të përfitojnë 20% e rimbursimit. Ata që kanë marrë NIPTI-n përfitojnë shumë më tepër se më parë.?Kryeministri ka pare nga afër edhe digën e Duhanasit ne Berat, një nga më të mëdhatë në vend, e cila i është rikthyer funksionimit normal të saj. Ky investim garanton sigurinë e digës dhe ruan nga përmbytja tokat e fshatit Uznovë dhe jetën e qindra banorëve që ndodhen poshtë saj.