http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të shtunë lirimin e dy vajzave të arrestuara nen akuzën e prostitucionit. Relatori i çështjes la në fuqi kërkesën e organit të akuzës për ?arrest me burg? ndaj tre tutorëve, Nik Gjonikaj, Besnik Manka dhe Bledian Nurja. Ndërsa dy klientët Nelsi Mita dhe Hajredin Sulo, u lanë ne detyrim paraqitje. Në seancën me dyert të mbyllura, vajzat e dyshuara se ushtronin prostitucion në zonën e ish-Bllokut, kanë mohuar se e kryenin aktivitetin me para. Ato pretenduan se personat të cilët u liruan, Mito dhe Sulo, janë të dashurit e tyre prej kohesh. Sipas policisë, çmimi për një natë me vajzat e dyshuara për prostitucion varionte nga 100 deri në 300 euro, ndërsa Prokuroria ka vënë në dispozicion të Gjykatës, pamjet dhe filmimet në vendet ku ushtrohej ky aktivitet.