Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në orët e para të mëngjesit në aksin Fushë Krujë- Milot, në kryqëzimin e Bushneshit.
Viktima është identifikuar si Agron Kaci 46 vjeç nga Bushneshi dhe dyshohet se u përplas për vdekje nga një automjet.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja ndërsa policia vijon hetimet për gjetjen e tij.