Report TV - Gati koncesioni, 48 € për targat e makinave me çip

Report TV 2016-03-27

Views 5

TIRANE- Duket se shumë shpejt, çdo mjet i regjistruar në territorin shqiptar do të pajiset me një çip, i cili do të kushtojë minimalisht 48 euro. Ministria e transportit ka hedhur hapa konkretë në vlerësimin e propozimit të bërë nga një kompani shqiptaro-portugeze e cila ka kërkuar një koncesion 35 vjeçar për shërbimin e vendosjes së çipeve në targat e automjeteve.

E pyetur nga ?Shqiptarja.com?, zyra e shtypit e Ministrisë tha se ?kërkesa është marrë në shqyrtim nga një komision vlerësimi dhe se i është kërkuar opinion Autoritetit të Konkurrencës dhe Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale?. Përmes një letre dërguar Ministrit të Transporteve, më 19 janar Komisioneri Besnik Dervishi është përgjigjur se është takuar me përfaqësuesit e kompanisë shqiptaro-portugeze Porta Saber Albania, dhe se kërkesat e tyre, përmes disa ndryshimeve, mund të përputhen me legjislacionin shqiptar. ?Reflektimi i parashikimeve dhe procedurat e sipërpërmendura, do të mund ta sjellin projektin në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale?, thekson Dervishi.

Share This Video


Download

  
Report form