Parlamenti miraton aktet nënligjore për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-27

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me 114 vota pro e asnjë kundër parlamenti miratoi aktet nënligjore për dekriminalizimin. Votimi zgjati vetëm pak minuta, si te gjitha momentet konsensuale, por u parapri nga 4 dite negociatash mes nënkryetarit te Komisionit te Ligjeve Oerd Bylykbashi dhe sekretarit te përgjithshëm te kryeministrisë Engjell Agaci, i pari autor i draftit e i dyti përmbyllës i detajeve teknike. Ne pritje te mbylljes se bisedimeve deputetet pezulluan për dy dite punimet e seancës, deri ne momentin qe u arrit konsensusi.Oerd Bylykbashi:Ajo që përmbyllim sot është faza legjislative e largimit të kriminelëve. Sot fillon beteja e madhe për shqiptarët dhe për opinionin publik, që këta kriminelë të largohen, duke zbatuar ligjin. Sigurisht ne nuk do të tolerojmë për asnjë çast që ligji të kthehet në një germë të vdekur, por ky ligj të jetë në funksion dhe të largojë, duke filluar nga ata që mbajnë imunitete kushtetuese, funksione kushtetuese, deri tek nëpunësi më i thjeshtë civil.Me votimin e akteve nënligjore mbaroi edhe fryma konsensuale. Demokratet u larguan nga Parlamenti, pasi aktet nënligjore ishin vetëm nje prej kushteve te vendosura nga opozita. Për demokratet nuk mund te ketë Parlament normal pa pezulluar me ligj Armando Prengen, pa çuar ne Gjykate Kushtetuese çështjen e mandateve te deputeteve socialiste Kokedhima, Leskaj e Suli, si dhe duke penguar 2 komisionet hetimore te ngritura me kërkesa te opozitës; kushte keto qe kane bere Sali Berishën te beje deklarata te ashpra qe nuk përfshijnë vetëm bojkotin.Sali Berisha:Mos e quani bojkot, por quajeni më shumë se bojkot, pasi të gjitha opsionet janë të hapura, sepse këtu këto ditë ka ndodhur zhvillimi më dramatik në këtë parlament. Edi Rama thirri vrasësin për të sfiduar opozitën.Me po te njëjtën retorike te forte i jane përgjigjur edhe socialistet, te cilët e kane akuzuar opozitën se kërkon te bllokoje reformën ne drejtësi. Edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka bere apel për te punuar se bashku per reformën ne drejtësi, edhe pse ka vendosur t?i komentoje me humor deklaratat e ish-kryeministrit Berisha per bojkot dhe dorëzim mandate. Miratimi i akteve nënligjore se bashku me ndryshimet kushtetuese dhe ligjin për garantimin e integritetit te votuara ne 17 dhjetor shënon mbylljen e kuadrit ligjor per dekriminalizimin, e tani mbeten per t?u pare efektet qe ai do prodhoje ne politiken dhe administratën shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form