Udhëzimi për dhënien me koncension të monumenteve të Kulturës ka sjellë reagimin e ashpër të historianëve dhe të studiuesve.
Ish-Përgjegjësi i Momumentëve të Kulturës në Qarkun e Lezhës Paulin Zefi shprehet se një vendim i tillë do të kishte pasoja të rënda për këtë pasuri kombëtare.
Për më tepër, studiuesi Paulin Zefi pohon se, ky vendim është marrë pa u konsultuar më parë me ekspertët e fushës.
I ashpër në qëndrimin ka qenë edhe kryetari i Forumit për Mbrotjen e Trashëgimisë Historike Kombëtare Pal Trashaj. Sipas tij, në këtë mënyrë po përdhoset historia kombëtare dhe kjo është ngjarja më e turpshme në 1 mijë vitëve të fundit. Pak ditë më parë Ministria e Kulturës ka marrë vendimin për dhënien me koncension të monumenteve te kulturës, por kjo po kundërshtohet ashpër nga historianet e zonës, të cilët pretendojnë se muret antike do të kthehen në restorante dhe motele.