Sejko: Stimulohet kreditimi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një lajm i mire për ata qe kane ne plan per te marre kredi ne leke, por jo për ata qe kane depozita bankare. Banka e Shqipërisë do te vijoje edhe përgjatë këtij viti qe te ule me tej normën e interesit te lekut. Qëllimi është qe te stimuloje, por edhe te ule çmimin e kredisë ne monedhën vendase, si dhe te rigjallëroje konsumin. Nga ana tjetër, qytetaret duhet te gjejne forma te reja investimi, per kursimet e tyre. Duke raportuar ne Komisionin e Ekonomisë dhe financave për veprimtarinë e Bankës Qendrore, guvernatori Gent Sejko tha se parakusht per te rritur kreditimin është ulja e huave me probleme. Duke u ndalur me tej tek çështja e ulet e inflacionit e shënuar gjate muajit shkurt, Sejko theksoi se kjo është nje situate momentale, e importuara nga tregjet ndërkombëtare, por qe do te përmirësohet muajt ne vijim.

Share This Video


Download

  
Report form