Report TV - Lihet të degradojë “Kulla e Inglizit” monumenti emblematik në Shkodër

Report TV 2016-03-30

Views 1

Po shkon drejt zhdukjes një nga monumentet më emblematike të qytetit të Shkodrës. Kulla e Inglizit, ky monument shekullor i trashëgimisë kulturore në Shkodër po degradon.

Kompleksi i monumentit që shkodranët shpesh e quajnë ?Sahati i Inglizit? është lënë totalisht jashtë vëmendjes nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Këto fotografi tregojnë se në ç?gjendje ka degraduar salloni i brendshëm i kullës. Edhe pamja e jashtme e kompleksit monumental të Kullës së Inglizit është lënë një gjendje shkatërrimtare. Nuk gjen asnjë gjurmë të mirëmbajtjes e restaurimit. Monumentit po i ngushtohet edhe hapësira nga ndërtimet e paligjshme.

Ndërkohë, dekoracionet e shënimet historike mbi këtë kullë po humbasin gjurmët. Kulla dokumenton një pjesë nga historia e pavarësisë së Shqipërisë.

Kulla u ndërtua rreth çerekut të fundit të shekullit të 19-të me fondet e nënshtetasit anglez Lord Paget që kishte ardhur në Shkodër me mision politik e fetar. Ai e ndërtoi kullën në mënyrë të tillë që kryente funksionin si banesë dhe seli për misionin e tij në Shqipëri. Ndërsa sallonin e madh e ndërtoi me dekoracionet të stilit oriental, Lord Paget ndërroi një faltore sipas modelit të kishës protestante. Kulla e sahatit do të shërbente edhe për rënien e kambanës në orarin e liturgjisë.

Misioni i Lord Paget për themelimin e një kishe anglikane në Shkodër nuk zgjati shumë, sepse kleri katolik dhe konsulli austriak protestuan në mbrojtje të katolikëve të Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form