Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një mësues gjimnazi në Shënkoll të Lezhës dhe dy persona të tjerë përfunduan në pranga, për shkak se shpërndanin lëndë narkotike në shkollë.
Sipas policisë lokale, mësuesi i gjimnazit Fatmir Ndreca, 46 vjeç, punonte si arsimtar në shkollën e mesme të Shënkollit dhe nxënësve me sa duket përveç dijeve, u shpërndante edhe lëndë narkotike.
Të paktën, këtë pretendon policia lokale, e cila sqaron se përveç mësuesit, ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, përkatësisht Sabri Zyba, 24 vjeç, dhe Petrit Gjoka, 41 vjeç.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pranga-mesuesit-te-shkolles-dhe-dy-personave-shperndanin-marijuane-te-kamufluar-si-cigare/