Edhe kjo seancë parlamentare duket se nuk ka nisur punimet në normalitet, opozita sërish ka bllokuar foltoren dhe vijon të mbajë qëndrimin e kushtëzuar ndaj parlamentit, deri në plotësimin e kërkesës së saj për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për deputetët e PS-së, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj, të akuzuar nga PD për përfitim të fondeve publike., edhe pse kjo e fundit e pranoi që mandati ti kaloj kësaj Gjykate në shqyrtim
Ishte kreu i grupit paralmentar Edi Paloka ishte i pari që mori fjalën në Kuvend. Ai renditi të gjitha arsyet pse ky Kuvend nuk funksionon sipas opozitës.Paloka tha se qeveria u përpoq të mbante të fshehura mesazhet e komisionerit Hahn, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
?4 janë mesazhet kryesore që dha në Tiranë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian. E para ai kërkoi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas demokratit, Hahn kërkoi gjithashtu nisjen e zbatimit pa vonesë të ligjit të dekriminalizimit. Komisioneri për zgjerimin ka kërkuar po ashtu të punohet për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe, një mesazh tjetër i qartë dhe i rëndësishëm, sipas PD është se Hahn ka kërkuar dialog politik mes pozitës dhe opozitës për reformën në drejtësi.
Opozita nuk ka lejuar të vijojë punimet seanca pasi ata janë ngritur në këmbë duke bllokuar foltoren e Kuvendit. Kryeparlamentari Meta ka kërkuar 5 minuta ndërpreje të punimeve për shkak të situatës së krijuar.
Zhvillimet e seancës minut pas minuti
Ruçi: Bllokimi i foltores është puç, PD të na dëgjojë
Menjëherë pas ngritjes në këmbë të deputetëve të Partisë Demokratike dhe bllokimit të foltores së Parlamentit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka thënë se, opozita duhet të dëgjojë mendimet e palës kundërshtare, pasi nuk ka puç më të madh sesa të bllokosh foltoren e parlamentit.
?Iu kërkoj ju si grup opozite që të zërë vendet dhe të dëgjojë mendimin tonë e jo të uzurpojë foltoren. Uzurpimi i foltores është një puç? ka thënë ai.
Paloka: Rama u përpoq të mashtrojë Hahn
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka tha se edhe Rama ka tentuar ta mashtrojë komisionerin hahn për kërkesën e opozitës për mandatet.
"Para se të fillojë seanca dua të bëj të qartë edhe njëherë pozicionin e opozitës dhe të paraqes arsyet pse parlamenti vazhdon të mosfunksionojë Sy më sy dje Rama kërkojë të mashtrojë komisionerin Hahns se vendimin e Gjykatës kushtetuese për kërkesën e opozitës për mandatet.Komisioneri foli dje qartë për cështjet që janë në interes të qytetarëve. Mediat u përpoqën ti shtrembërojnë kërkesat e Hahn. Shqiptarët dëgjuan qartë se ne duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të zbatojë dekriminalizimin të krijojë kushte për zgjedhje të lira e të dnershme dhe dialog për reformën në drejtësi. Mazhoranca e ka cuar vendin ën krizë kushtetuese. A ka ciniozëm më të madh se prap të akuzosh opozitën ëpr krizën që shkakton opozita. Përhap fjalën se opozita po vendos kushte.
Ne nuk vëmë kushte, ishte Rama që dikur i vendo...