Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër i ka lënë në burg Flamur Begajn (Dinosha), Hilmi Isufajn dhe Shkelzen Metaliajn, të cilët u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar ?Porosia?, pasi iu sekuestruan 6 mina të telekomanduara në distance, 2 pistoleta, 1 snajper dhe 2 celularë.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura, kërkesë kjo që erdhi nga prokurori i çështjes Albert Muçaj, pasi kjo lidhej me arsyet hetimore sipas tij në ngarkim të 3 të ndaluarve.
I pari përpara togave të zeza doli Flamur Begaj, i cili nuk ka pranuar akuzën e trafikimit të armëve, duke deklaruar se në pronësi të tij ka qenë vetëm snajperi, të cilin e kishte ne banesë që prej vitit 1997.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/burg-pa-afat-te-arrestuarve-per-trafik-armesh-u-kapen-me-6-mina-me-telekomande/