Investimet ne HEC-in e Fierzes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korporata Elektroenergjitike ka arritur të përmirësojë bilancin financiar të saj me 10 milion euro vetëm nga shitja e energjisë jashtë dhe ndaj kompanisë së shpërndarjes në këta dy muaj. Kjo ka bërë që të investohet në HEC-in kryesor të kaskadës së Drinit atë të Fierzës. Tashmë rreziku i përmbytjeve si pasojë e shkarkimit të hidrocentralit që ka ndikimin më të madh është minimizuar ndjeshëm. Drejtori i Fierzës thotë se është bërë rikonstruksioni i plotë i terminaleve të cilat bëjnë kalimin e ujit. Në total gjatë dy viteve të fundit KESH ka investuar 15 milion euro në HEC-in e Fierzës. 15 qershor do të përfundojë linja e interkonjeksionit që lidh Shqipërinë me Kosovën. Këto janë katër shtyllat e fundit të cilat do të bashkojnë dy vendet tona, e do t?i japin mundësi Shqipërisë të marrë energji në tregun rajonal me kosto më të ulët. Ministri Damian Gjiknuri tha se përfitimi do të reflektohet edhe te tarifat e konsumatorëve. Linja do të ketë një gjatësi prej 242 km ku 155 po ndërtohen në territorin shqiptar. Linja e re që do të lidhë Tiranën me Kosovën është një projket i cili ka kushtuar 42 milion euro. Qeveria Shqiptare i ka marre ato nga Banka Gjermane KFW permes një kredie të butë.

Share This Video


Download

  
Report form