Report TV - Baba Mondi i bektashinjve:Terroristët duan të mbajnë peng fenë islame

Report TV 2016-04-04

Views 51

Është kryer ditën e sotme falja e parë e madhe në odeonin e kryegjyshatës botërore bektashiane me qendër në Tiranë.

Në kuadër të 25 vjetorit të hapjes së kryegjyshatës në Shqipëri, kryegjyshi botërorë i bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj iu referua terrorizmit për të cilin tha se terroristët nuk kanë lidhje me Zotin por ata vetëm po kërkojnë të mbajnë peng besimin islam.

?25 vite më parë me ndihmën e Allahut dhe Dede Reshatit u bë e mundur që të rihapet kryegjyshata botërore bektashiane. Ndërkaq, më lejoni tiu kujtoj të gjithëve se në ditët e sotme emri i bekuar i Zotit të lartë kërkohet që të merret peng prej disa barbarëve të cilët nuk i lidh asnjë gjë me fenë silame. Krimet e tyre të pashembullta në histori jo vetëm që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me natyrën mëshiruese të islamit, por në të vërtetë ato duan të njollosin vlerat tona universale? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form