Asnjë negociatë për kufirin detar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që nga momenti kur Gjykata Kushtetuese shqiptare rrëzoi si antikushtetues marrëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufirin detar, mes dy vendeve nuk ka pasur negociata për zgjidhjen e çështjes. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha se Tiranas zyrtare kërkon zgjidhje përmes dialogut. Gjatë raportimit në Komisionit të Jashtëm, rreth vizitës të para pak kohëve në Greqi, ministri Bushati, u ndal edhe tek ligji i luftës, të cilin Athina zyrtare juridikisht e mban ende në fuqi. Ndonëse ky ligj nuk sjell pasoja në raportet mes dy vendeve, për më tepër anëtare të NATO-s, reflektimi shkon direkt tek zgjidhja e problemit të pronave të shqiptarëve në Greqi. Ministri Bushati argumentoi se heqja e ligjit të luftës nga Greqia, do të çlironte energji pozitive dhe do të rivendoste një të drejtë të munguar.

Share This Video


Download

  
Report form