http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet shqiptare e kanë te pamundur te zbulojnë te dhënat per kompanitë qe ushtrojnë veprimtarinë brenda vendit, por qe janë regjistruar ne ?parajsa fiskale?. I tille është rasti i ?Global Fluid Internacional Albania?, e cila është përfshire ne skandalin e fshehjes se parave, publikuar nga ?Panama Papers?. Ketë fakt e ka pranuar edhe Autoriteti i Konkurrencës. Duke folur ne Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, kreu i autoritetit Lindita Milo, e vuri theksin tek kontratat koncesionare te miratuara, qe sipas saj kane mangësi te theksuar transparence. Ndërsa kreu i komisionit Erjon Brace, tha se kontrata e markimit te karburanteve është e veshur me mister, pasi mbetet e paqarte se kush është pronari i vërtet i saj. ?Gfi? është kompania qe ben markimin e karburanteve ne vendin tone. Kontrata qe i dha ketë te drejte u miratua mes debatesh te forta per impaktin qe do kishte ne treg, aq sa u ankimua edhe nga shoqata e hidrokarbureve ne Gjykate Kushtetuese. Por ky institucion ne vendimin qe mori i dha te drejte ?GFI?, e cila sot përflitet se mund te jete objekt i hetimit nga organet e drejtësisë.