Report TV - Dekriminalizimi, mazhoranca rrëzon dhe kushtin e dytë të PD / Debatet

Report TV 2016-04-05

Views 2

Edhe kushti i dytë i opozitës për rikthimin normal në Kuvend u rrëzua. PD kërkonte që të përfshihej në ligjin e sapo miratuar të dekriminalizimit dhe rasti Prenga që parashikon pezullimin nga detyra të zyrtareve që arrestohen ne flagrance deri sa te shpallet vendimi i Gjykatës.

Mazhoranca bëri një seri ndryshimesh të tjera në ligjin i cili hyri në fuqi vetëm në muajin mars dhe që synon që të bëjë pastrimin e politikës dhe administratës.

Sipas saj ligji rrezikonte të ankimohej në kushtetuese nga gafat juridike që kishte.

Pas kësaj vendimmarrjeje opozita braktisi mbledhjen duke vijuar bojkotin e nisur prej disa javësh.

Ndryshimet e bëra nga mazhoranca kanë të bëjnë me rregullimin e referencave, pasi nene të caktuara i referoheshin neneve të tjera që nuk kishin lidhje me objektin për të cilin citoheshin.

I vetmi formulim që iu pranua opozitës ishte ai për të përfshirë në dekriminalizim dhe kryetarët e qarqeve. Votës kundër të PD-së iu bashkua dhe deputeti Dashamir Peza, i cili e quajti një farsë ndërhyrjen në ligjin e dekriminalizimit në një mbledhje ku deputete u akuzuan reciprokisht se po mbronin kriminelët.

Ja disa nga debatet
Xhafaj: Projekti direkte serioze, ne jemi dakord te votojme dhe miratojme defektet
Ndersa amendamenti juaj eshte per emra dhe politiken e dites dhe i formuluar keq

Strazimiri: Hajde ta rregulojme

Xhafaj: Nuk jemi këtu për të rregulluar amendimet tuaja...

Xhafa: A doni te korigjojme gafat? Ta bëjmë ligjin e zbatueshëm?

PD: I i keni bere ju keto gabime

Gjatë gjithë kohës palët akuzuan njëra tjetrën se po zvarrisnin qëllimisht ligjin e dekriminalizimit dhe synonin të mbronin persona të caktuar.

Që në fillim të mbledhjes deputetja Vasilika Hysi e cila ishte dhe relatore e draftit të opoizitës u shpreh se ligji rrezikonte të ankimohej në kushtetuese nga gafat juridike që kishte.

?Vasilika Hysi: Krijohen problene seriioze kushtetuese.Ligji ka probleme te tjera qe mund ta cojne per ankimin ne gjk .Ju kerkoj ndjese qe si anetare e komisionit e miratuam me aq nxitim per hater te konsensusit politik , kur kishte probleme.

Xhafaj: Ka 15 dispozita të tjera që kanë probeme, do i korigjojmë?

Bylykbashi: Nuk ndryshojme asgje tjetër qe nuk ështe dakordesuar.

Ndryshimet e bëra nga maxhoranca kanë të bëjnë me rregullimin e referencave, pasi nene të caktuara i referoheshin neneve të tjera që nuk kishin lidhje me objektin për të cilin citoheshin.

I vetmi nen që iu pranua opozitës ishte ai për të përfshirë në dekriminalizim dhe kryetarët e qarqeve. Votës kundër të PD-së iu bashkua dhe deputeti Dashamir Peza , i cili e quajti një farsë ndërhyrjen në ligjin e dekriminalizimit .

Share This Video


Download

  
Report form