Report TV - Përparim Spahiu:Qeveria të mbajë premtimin për Rrugën e Arbrit

Report TV 2016-04-06

Views 1

LSI kërkon që arteria e Shqipërisë Lindore, Rruga e Arbrit të nisë të ndërtohet brenda këtij mandati, si një premtim i dhënë ndër vite nda politika për komunitetin dibran. Deputeti i kësaj partie, Përparim Spahiu, shpjegon në një intervistë për ?Shqiptarja.com? se vonesa e ndërtimit të këtij segmenti është e pakuptueshme, dhe se duhet parë mundësia që ky investim të bëhet me paratë e buxhetit të shtetit, nëse marrëveshja me kinezët zvarritet.

Deputeti i Qarkut të Dibrës, thotë se pas tre vitesh në qeveri, mazhoranca tashmë duhet ta kthejë këtë korridor në një investim strategjik prioritar. I pyetur se ku kanë ngecur punët për këtë investim, Spahiu shprehet se nuk është i informuar, dhe për këtë do të kërkojë një interpelancë me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, si dhe me atë të Transporteve, Edmond Haxhinasto. Ai thotë se ndihet përgjegjës për zvarritjen e kësaj rruge të rëndësishme jo vetëm për banorët e qarkut Dibër, por edhe për frymëmarrjen e shkëmbimeve ekonomike e tregtare në rajon.

Share This Video


Download

  
Report form