http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas takimit me ambasadorin amerikan Donald lu për reformën ne drejtësi, lideri i opozitës Lulzim Basha e ka bere te qarte se zbatimi i vendimeve te Gjykatës Kushtetuese është rruga qe çon ne rifillimin e dialogut per ketë reforme. Pas mbledhjes se grupit parlamentar demokrat, Basha ka konfirmuar se qëndrimi i PD ne raport me ketë çështje nuk ndryshon.?Ne do t?i shkojmë deri në fund kësaj beteje. Në kushtet kur rendi kushtetues është dhunuar. Në kushtet kur ky dhunim bëhet për të mbrojtur dy personat e akuzuar për korrupsion, maxhoranca është e vetëdiskredituar, Edi Rama është i vetëdiskredituar si avokat i korrupsionit, si avokat i krimit. Dhe sigurisht që duhet të zgjedhë o avokat i krimit, avokat i korrupsionit ose reformator i drejtësisë?.Por dërgimi i mandateve te socialisteve Suli e Leskaj ne kushtetuese është edhe kusht per rikthimin e normalitetit ne parlament. Bashke me ketë, janë edhe dy projektligjet e PD, te cilat u rrezuan nga mazhoranca ne komisionet parlamentare.?Këtu nuk bëhet fjalë për një emër, këtu bëhet fjalë për një parim dhe parimi është ky : Deputetë të cilët janë në proces gjykimi për vepra të rënda penale siç janë tentativa për vrasje, plagosje në kushte të rënduara dhe në prani të armëmbajtjes pa leje nuk kanë vend në seancën plenare deri në përfundim të procesit gjyqësor. Këto do të jenë betejat e opozitës ditën e nesërme në Parlament dhe nga kjo do të varet ngushtë edhe fati i Parlamentit, i funksionimit të Parlamentit dhe hapat që ne do të hedhim edhe në raport me garantuesit dhe ndërmjetësuesit e marrëveshjes së 24 dhjetorit, monitorimin e kësaj marrëveshje dhe vendimet e tjera që do të marrim në këtë drejtim?.Ne fund te muajit shkurt, Partia Demokratike depozitoi ne kuvend një nisem qe komisionet hetimore te jene funksionale edhe vetëm me anëtaret e pakicës dhe nje tjetër projektligj qe parashikon pezullimin e mandatit, per raste si ai i deputetit Prenga. Por te dyja këto nisma u rrezuan ne komisionin e ligjeve nga mazhoranca dhe i njëjti vendim pritet te merret edhe ne seancën e se enjtes.