Report TV - Ligji për mediat audiovizive, Komisioni rrëzon dekretin e Nishanit

Report TV 2016-04-06

Views 0

Komisioni Parlamentar i Medias ka rrëzuar vetëm me votat e maxhorancës dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për formulën e zgjedhjes së Drejtorit të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Deputeti Musa Ulqini, relatori i çështjes, tha se dekreti i Presidentit për rrëzimin e formulës nuk ka asnjë bazë kushtetuese.

?Presidenti keqinterpretoi orientimet e Venecias?, u shpreh Manja, relator i ligjiit.

Ligji i ri parashikon përzgjedhjen e kreut të Radio Televizionit Shqiptar përmes votimit me shumicë të thjeshtë në Kuvend.

Në dekret Kreu i Shtetit jepte tre arsye se pse ligji duhet të rishqyrtohet nga deputetët, duke nënvizuar se ligji i mëparshëm ishte në bazë të standardeve evropiane dhe se ishte miratuar me ekspertizën e ekspertëve të Këshillit të Evropës.

Rreth një javë më parë, presidenti Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për mediat audiovizive. Sipas tij, me këtë ligj rrezikohet të vendoset në krye të RTSH-së një person i parapëlqyer nga maxhoranca.

Kreu i shtetit sheh ?non sens ligjor? në faktin që për shkarkimin e drejtorit nevojitet shumicë e cilësuar votash. E gjithë kjo, sipas tij, bëhet për të konsoliduar pozitat e të përzgjedhurit të maxhorancës.

Argumenti i tretë i kreut të shtetit për kthimit e ligjit në Kuvend është fuqia prapavepruese e ligjit të ri i cili ndryshon rregullat e lojës në një kohë kur për kreun e RTSH-s po zhvillohet një garë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS