Ministria e Mbrojtjes jep detaje për aksidentin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-06

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm te ushtrisë, gjeneral Jeronim Bazo ka shpjeguar dinamiken e aksidentit te rende. Ne nje komunikim te shkurtër me mediat, Bazo sqaroi se, në bordin e mjetit fluturues ndodhej ekuipazhi prej 3 vetësh dy prej te cilëve humben jetën, ndërsa i treti u plagos. Sipas shefit të shtabit, itinerari i fluturimit të helikopteri ishte brenda trajektores së miratuar gjatë një stërvitjeje rutinë, ndërsa shkaqet e rrëzimit mbeten ende mister. Sa u takon dy pilotëve që humbën jetën shefi i shtabit theksoi se ishin trajnuar brenda dhe jashtë vendit. Helikopterët ?EC 145? janë marrë nga Forcat e Armatosura në nëntor të vitit të shkuar për të shërbyer ne operacionet e kërkim shpëtimi në raste kur ka fatkeqësi natyrore ose situata te tjera emergjencash.

Share This Video


Download

  
Report form