“Të Paekspozuarit” - “Panamaja,- Parajsa e të pasurve”, qeveritarët shqiptarë të implikuar 07/04/16

Ora News Emisione 2016-04-09

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Në Panama fshehin të ardhurat qeveritarët shqiptarë. Janë të implikuar politikanë dhe biznesmenë shqiptarë?.
Kanë qenë këto deklaratat e ekspertëve financiare në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi ? Të Paekspozuarit?, ?Panamaja, parajsa e të pasurve?.
Sipas ekspertëve, në Shqipëri personat që jetojne në luks dhe që nuk e fshehin jetesën e tyre, janë kryesisht zyrtarë të lartë që kanë makina të shtrenjta, vila nga 500 mijë deri në 2 milion euro si dhe që vishen me marka tepër të kushtueshme.
Gazetari, Artan Hoxha, tha se në një kompleks rezidencial në vila luksoze ku jetojnë këta zyrtarë, në gjashtë muajt e fundit kanë ndodhur katër grabitje të medha. Mes tyre është grabitur një Ministër në detyrë.
Sipas ekspertit, Neritan Sejaminini, parajsa fiskale në Shqipëri është ?Parti Papers?. Partitë politike në Shqipëri janë të kriminalizuara.
Sipas gazetarit Hoxha, nië kompani off-shore po ndërton pallat në Tiranë.
Eksperti Sejamini vlerësoi se parajsat fiskale janë një loje e ligjshme.
Hekuran Vladi, ish-kryeadministrator i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara deklaroi se politikanët ndërhynin në pronat e sekuestruara.
Armand Shini, ekspert financiar tha se burimet e paligjshme dhe ruajtja e sekretit banker, janë arsyeja e krijimit të parajsave fiskale.
Vladi vlerësoi se Shqipëria është vend me burime kriminale të parasë dhe parajsat fiskale janë qeli të sigurta të parasë së zezë.

Për më shumë klikoni në http://tepaekspozuarit.oranews.tv/te-paekspozuarit-panamaja-parajsa-e-te-pasurve-qeveritaret-shqiptare-te-implikuar/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS