Polumbarët e RENEA-s dhe FA-ve, kanë nxjerrë nga Liqeni i Shkodrës, mbetjet e helikopterit të Ushtrisë, EC 145, të rrëzuar dy ditë më parë.
Puna për nxjerrjen e helikiopterit filloi mëngjesin e sotëm me matjet dhe vetëm rreth orës 17:00 është bërë e mundur nxjerrja.
Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e kutisë së zezë, e cila do të hedhë dritë mbi aksidentin e helikopterit të ushtrisë, i cili i mori jetën 2 pilotëve profesionistë dhe plagosi një tjetër.