Pavarësisht vlerave të larta kurative dhe bukurive natyrore ujërat termale dhe minerale në Shqipëri shfrytëzohen pa kriter.
Ekspertët shprehen se në vendet e rajonit, ujërat termale janë kthyer në qendra të mirëfillta turistike, ndërsa në vendin tonë numri i frekuentuesve është shumë i vogël.
Romeo Eftimi dhe Alfred Frashëri janë dy profesorë që kanë bërë një studim të ujërave termalë dhe mineralë në Shqipëri.
Ata i bëjnë apël shtetit që të marrë menaxhimin e këtyre pikave, pasi privati po i keqpërdor.