Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagoi ndaj deklaratës së Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla se qytetarët depozitojnë shumicën e kallëzimeve në prokurori, për shkak të mungesës së besimit tek institucionet e tjera.
Tahiri tha se bashkëpunimi mes dy institucioneve ishte shumë i mirë, ndërsa pohoi se qytetarët vetë e duhej të gjykonin se sa e besueshme ishte prokuroria apo policia.
Ndërkaq sa i takon debatit të fundit për kamerat e sigurisë Tahiri, pohoi shumica, do të vijonte me miratimin në kuvend të projektligjit duke marrë parasysh edhe sugjerimet dhe vërejtjet e mundshme. Ai tha se ligji ishte miratuar në harmoni me rekomandimet e PAMECA-s dhe ICITAP-it.
Deklaratat ministri Brendshëm Tahiri dha gjatë një aktiviteti për ndërgjegjësimin e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Në aktivitet ishte e pranishme edhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.