Selia e Arqipeshkëvisë Tiranë-Durrës mbajti sot një konferencë shtypi për paraqitjen e dokumentit të ri të Papa Françeskut rreth dashurisë familjare.
Dokumenti papnor me titull ?Amoris Laetitia? (Hareja e dashurisë) ka ngjallur debate në mediat botërore për shkak të disa temave të rëndësishme që trajton për tolerancën e marrëdhënieve njerëzore dhe çështjet martesore
Sekretari ipeshkovnor, Don Gjergj Meta tha se ky dokument i Papës është një himn modern i dashurisë.
Përfaqësuesi i Papa Franceskut Sh, T, Mons Ramiro Moliner Ingles paraqiti zyrtarisht përmbajtjen e dokumentit që Papa Francesku e firmosi ne 19 marsin e kaluar dhe e bëri publik më 8 prill 2016.
Sh,T.Monsinjor Moliner u shpreh se çelësi i leximit të këtij dokumenti është toleranca e ideve të ndryshme dhe shprehja e mëshirës hyjnore. ?Nuk hiqet dora nga doktrina e martesës burrë-grua?, - tha përfaqësuesi i atit të shenjtë në Shqipëri
Ndërsa Monsinjor George Frendo iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se si do të vepronte kisha pas reformimit të ligjeve për martesat e të njëjtit seks.