TIRANË- Partia Demokratike është e hapur për koalicion me çdo forcë politike që e mendon se duhet të jetë në opozitë me këtë qeveirsje. Deklarata vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani gjatë emisionit ?5 pyetje nga Babaramo? në REPORT TV.
Sipas tij dera është e hapur për PDIU-në e Idrizit por dhe FRPD e Topit. Ndërkaq gjatë kësaj intersviste Ristani ka mohuar të jetë politizuar aksidenti në Shkodër, ku nga rrëzimi i helikopterit humbën jetën dy pilotët .
Ky qëndrim tha ai është mbajtur në pritje të përfundimit të hetimeve për këtë ngjarje, ndërsa i cilësoi si personnale deklaratat e ish kryeministrit Berisha.
Duke përjashtuar veten nga çdo lidhje me Panamanë , Arben Ristani shprehet se as nuk i njeh se si funksionojnë skema të tilla.