Report TV - Aktivitstët e parkut takojnë Nishanin: KLD të ndjekë kalvarin gjyqësor

Report TV 2016-04-12

Views 0

Një përfaqësi e aktivistëve të cilët janë kundër ndërtimit të parkut të lodrave për fëmijë në liqenin artificial, kanë zhvilluar sot një takim me Presidentin e vendit Bujar Nishani të cilit i kanë kërkuar që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të ndjekë kalvarin e gjyqit të nisur ndaj kësaj çështje.

Menjëherë pas takimit, përfaqësuesit e pranishëm në këtë takim kanë thënë se Presidenti Nishani iu ka premtuar mbështetje ndaj kauzës së tyre.

?Erdhëm këtu pasi nuk kemi gjetur asnjë mbështetje tek instancat shtetërore. Morëm garanci se do kemi mbështetje për këtë kauzë. Presidenti na premtoi se KLD do ndjekë kalvarin gjyqësor? kanë thënë ata.

Share This Video


Download

  
Report form