Report TV - "Mandatet" mbyllen pa vendim Ristani: Në kushtetuese kërkesa e PD

Report TV 2016-04-13

Views 0

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e mandateve të deputetëve Rakip Suli e Valintina Leskaj është mbyllur pa një vendim.

Në përfundim të saj, deputeti i PD, Arben Ristani e konsideroi të pa drejtë që në Kushtetuese të shkojë kërkesa personale e dy deputetëve Suli dhe Leskaj.

Sipas tij, Gjykatës Kushtetuese duhet t'i përcillet kërkesa e PD bashkë me vendimin e parlamentit.

"Mazhoranca është e kapur ngushtë për shkak të arbitraritet të saj për ti shpëtuar zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë po mundohet të gjejë salvagjentë shpëtimi duke paraqitur çështjen sikur në gjykatën Kushtetuese të shkojë kërkesa personale e zonjës Leskaj dhe zotit Suli. Në fakt nuk është e rregullt ligjërisht diçka e tillë, por duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të PD që kërkojnë që këtyre deputetëve ti mbarojë mandate. Është një diskutim që nuk u mbyll me dakordësi sepse vendimi i mazhorancës është evaziv. Sa i takon PD mbledhjen e sotme ne do ta shtrojmë në forumet tona për të marrë një vendim si do sillemi në parlament. Në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të shkojë kërkesa e Leskajt dhe Sulit, në Kushtetuese duhet të shkojë vendimi i parlamentit sëbashku me kërkesën e deputetëve të PD", u shpreh Ristani.

Share This Video


Download

  
Report form