Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, prezantoi në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ndryshimet në ligjin e konçesioneve propozime të LSI. Pika kryesore e nismes lidhet me kohëzgjatjen dhe vendin e miratimit. LSI propozon që për një konçesion mbi 4 vjet vendimi të merret në Kuvend dhe propozimi tjetër vendos kufirin deri në 35 vjet. Megjithëse nisma vjen nga LSI, parti e koalicionit qeverisës, ajo hasi në kundërshti serioze nga deputetët socialistë që zgjodhën në këtë rast të bëjnë rolin e opozitës që ka lënë vendin bosh për shkak të raporteve të kushtëzuara me Kuvendin.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vasili-eshte-me-rendesi-kohezgjatja-e-partneritetit-publik-privat/