Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për të disatën ditë radhazi punonjësit e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh vijojnë protestat, të cilat thonë se do t?i përshkallëzojnë deri në grevë urie, nëse shteti nuk ndërhynë, duke u paguar rrogat e prapambetura dhe të rivë uzinën në punë.
Naftëtarët: Do të hyjmë në grevë urie deri në vetëgjyqësi.
Jemi në grevë të përgjithshme për shkak të largimit të investitorit azerbajxhanas në muajin qershor të vitit të shkuar dhe që prej atëherë nuk jemi paguar.
Naftëtarët e Ballshit thonë se prej qershorit 2015, gjendja ekonomike e familjeve të tyre është rënduar së tepërmi.
Naftëtarët: Për ne kjo është katastrofë. Kjo kompani ka mbajtur gjallë 1500 familje, ose shumicën e krahinës.
Paraditen e së premtes, qindra naftëtarë u grumbulluan para portës kryesore të uzinës në Ballsh, në përpjekje për t?u futur në ambientet e brendshme, ku sipas tyre ndodhej përmbarimi që zbatonte urdhrin e sekuestros.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ballsh-naftetaret-paralajmerojne-masa-ekstreme-nese-nuk-paguhen/