Pronat e bankave, BSH: Vlera 22 mld lekë, rënia nga mosshitja rrezik për bilancin

Ora News Lajme 2016-04-15

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në katër vitet e fundit, vlera e pronave që bankat kanë grumbulluar nga moskthimi i kredive është mëse katërfishuar, duke arritur vlerën e 22 miliardë lekëve. Banka e Shqipërisë e gjykon se kjo situatë paraqitet rrezik për sistemin bankar, pasi në rast mosshitje vlera e këtyre pronave bie, duke u shkaktuar bankave humbje financiare dhe rrjedhimisht krijon probleme me likuiditetin për sistemin bankar.
Ekzekutimi i kolateraleve në pamundësi të kthimit të kredive nga individët dhe bizneset ka bërë që bankat të kryejnë edhe funksionet e Agjencive të pasurive të patundshme.
Banka e Shqipërisë vlerëson në raportin e Stabilitetit Financiar për pjesën e dytë të vitit 2015, se vlera e pronave që bankat tregtare në vend kanë grumbulluar ka arritur në rreth 22 miliardë lekë nga 5 miliardë që ishte në vitin 2012.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/pronat-e-bankave-bsh-vlera-22-mld-leke-renia-nga-mosshitja-rrezik-per-bilancin/

Share This Video


Download

  
Report form