Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 20 familje në Bradashesh të Elbasanit thonë se nuk kanë marrë paratë e shpronësimit nga ndërtimi i tunelit 2.5 km të gjatë në rrugën Elbasan-Tiranë.
Banorët theksojnë se prona iu mor në funksion të rrugës dhe ende sot nuk kanë përfituar asgjë.
Banor: Nuk jemi kompensuar fare. Mua më kanë marrë 220 metra në vend. Më morën gjysmën e tokës.
Banoret e Bradasheshit thonë se askush nuk ka ardhur për matjen e tokës, edhe ne ato raste kur ky proces u krye, u llogarit me çmim nën vlerën e tregut, ndonëse premtimi në fushatën e 2013, ishte me tjetër vlerësim.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-bradasheshit-shteti-na-mori-token-por-sna-shpronesuan/