Report TV - Pastrimi i parave, AMA kontroll burimeve financiare të mediave

Report TV 2016-04-16

Views 1

Për herë të parë, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të godasë një nga pikat më kyçe dhe të errëta të mediave në Shqipëri, që ka të bëjë pikërisht me financimin e tyre. Deri më sot, misteri i financimit të mediave ka qenë i paprekshëm. Por, AMA do të kërkojë informacion vetëm për burimet e financimit të radiove me karakter fetar në Shqipëri, duke lënë jashtë këtij procesi televionet dhe mediat e tjera.

AMA ka vendosur të kufizohet tek radiot fetare, ndërsa ka përjashtuar nga objekti i vendimit televizionet, që janë edhe burimi kryesor i qarkullimit të parave të pacertifikuara. Mungesa e gjithëpërfshirjes e bën nismën të mangët dhe të debatueshme. Ndërkaq, sipas vendimit, AMA nuk përfshihet drejtpërdrejt në proces hetimi, por do të kërkojë informacion nga Komiteti Shtetëror i Kulteve, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Policia e Shtetit. Pra, Autoriteti i Mediave Audiovizive, në bazë të formacionit të mbledhur, do të administrojë një dosje mbi burimet e financimit të radiove me karakter fetar në Shqipëri, si kusht për dhënin e licencës së transmetimit.

Share This Video


Download

  
Report form