Drama shqiptare ?Made in Albania? e dramaturgut Stefan Çapaliku po ndiqet me interes dhe duartrokitje nga publiku në Teatrin Eksperimental ?Spahivogli? në Tiranë.
Drama zhvillohet në një biznes fasonësh. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët e njohur Luftar Paja dhe Zyliha Miloti..
Si në një ansambël luajnë mjeshtërisht edhe aktorët Shegushe Bebeti, Albana Kocaj, Eglantina Ceno, Loredana Gjeçi, Era Çaushi, Arjeta Dhima, Sara Smaja, Linda Jarani, Algiona Aga, Aleksander Seitaj e Florian Agalliu,
Vepra e vënë në skenë nga regjisori Altin Basha rrëfen çfarë është në të vërtetë Shqipëria e sotme, ?underground?-i shqiptar.
Elementët skenikë vihen në funksion të mesazheve të dramës, si koreografia e Gjergj Prevazit, kostumet e Iliriana Bashës dhe muzika e Endri Sinës
?Made in Albania? do të ringjitet në skenë edhe në datat 16 dhe 17 prill