Banorët e pesë qyteteve në Shqipëri nuk mund të shohin Televizionin Publik Shqiptar dhe pse me ligj RTSH është e detyruar t'i dërgojë atyre sinjal.
Dhe pse të ardhurat vjetore të RTSH për 2015 kanë qenë në nivelin e 18.4 milion euro nuk ka asnjë shpjegim se përse Bajram Curri, Peshkopia, Rrësheni, Peqini e Gramshi nuk mbulohen me sinjal.
Por si u zbulua ky skandal?
Ka qenë një monitorim i bërë nga Autoriteti i Mediave Audio Vizive i cili në këto qytetet ka nxjerrë zbuluar TVSH-në.
Ky raport aktualisht i është dorëzuar parlamentit shqiptar ku pritet të kalojë për miratim, por ende nuk dihet nëse deputetët e këtyre 5 qyteteve të cilat nuk arrijnë të shohin televizionin publik do të kërkojnë llogari për shkeljen e ligjit nga TVSH.
Referuar të dhënave statistikore të Censusit, numri i banorëve që mbeten në errësirë informative nga televizioni publik shqiptar arrin në 82 700 shtetas.
Me një staf të madh në numër, me shpenzime kolosale, me teknologji e korrespondencë në të gjithë vendin ajo që mbetet mister është fakti se si TVSH justifikon taksën që mbledh nga këto 5 qytetet nga familjet që e kanë të detyrueshme në faturën e dritave.
Pyetja që ngrihet në këtë situatë është se ccfarë bën TVSH me këto para që mbledh nga Bajram Curri, Peshkopia, Rrësheni,
Peqini dhe Gramshi?
A duhet dikush të mbajë përgjegjësi që i merr paratë dhe s'u ofron shërbim qytetarëve taksapagues?