KSHZ pranon vendimin për zgjedhjet në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-16

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shpalljes se datës se zgjedhjeve nga kryetari i parlamentit ne detyre Veljanovski, edhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor ne Maqedoni me 6 vota pro miratoi vendimin per mbajtjen e tyre ne 5 qershor. Ne votim, nuk mori pjese kryetari dhe dy anëtare te propozuar nga LSDM. Megjithatë, vendimi thekson se janë plotësuar kushtet për zhvillimin e procesit zgjedhor. Vete Veljanovski u ka dërguar ftesa personaliteteve, mes te cilëve edhe kreut te Parlamentit Europian Shultz qe te vëzhgojnë procesin. Ndërsa LSDM eshte e vendosur per bojkot, partia shqiptare BDI konfirmon se do te marre pjese ne zgjedhje. Nga ana tjetër përfaqësues te partisë tjeter shqiptare PDSH thonë se nuk jane përmbushur kushtet per zhvillimin e zgjedhjeve. Situata ne vend mbetet e tensionuar per shkak te vendimit te presidentit Ivanov, per ndalimin e hetimeve per politikanet e inkriminuar dhe protestat ne Shkup nuk jane ndalur. Megjithate, gjate se premtes nuk jane shënuar incidente me policinë. Disa prej pjesëmarrësve ne proteste kane kërkuar qe opozita te ndryshoje qëndrim dhe te mos i bojkotoje zgjedhjet. Ndërkombëtaret kane shprehur shqetësim per vendimin e presidentit dhe disa media ne Maqedoni flasin per sanksione te mundshme ndaj politikaneve vendas.

Share This Video


Download

  
Report form