Report TV - Kërcënimi i dekanit, arrestohen Emiljano Shullazi dhe 2 të tjerë

Report TV 2016-04-17

Views 9

TIRANË- Prokuroria lëshon urdhra arresti ndaj Emiljano Shullazit, kushëriritt të tij Blerim Shullazi dhe Gilmando Danit për kërcënim ndaj dekanit Mynyr Koni. Pas akuzave të Berishës kandidati për rektor profesor Mynyr Koni është pyetur nga prokuroria e policia, para të cilëve ka dekalruar se është kërcënuar nga Shullazi dhe persona të tjerë, të cilët i kanë dalë para me makinë, duke i prerë rrugën.

Pas deklaratave të tij, organi hetimor ka vendosur të lëshojë urdhër-arresti ndaj Shullazit dhe krahut të djathtë të tij Gilmando Dani, nën akuzën e pjesmarrëjes në organizata kriminale. Gjithashtu, sipas burimeve nga prokuroria, ndaj Shullazit Prokuroria e Krimeve të rënda ka edhe dy procedime të tjera per gjobëvënieje.

Sa i përket rastit të kërcënimit, ai pritet të akuzohet për shtrëngim me dhunë ose kanosje, për të ushtruar të drejtën e zgjedhjes, ose për t?u zgjedhur. Burime të policisë dhe organit të akuzës thonë që ka pasur një dakordësi mes këtyre institucioneve për të ndaluar Shullazin dhe Danin, duke marrë shkak nga publikimi i ngjarjes së djeshme. Gilmando Dani, njihet si krahu i djathtë i Shullazit, dhe emri i tij është përmendur në disa ngjarje kriminale në Tiranë. Urdhër-arresti u lëshua pas takimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla me kreun e Policisë Haki Cako e kreun e prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.

Mësohet se Shullazit dhe Danit iu komunikua urdhër-arresti në ambientet e Policisë së Tiranës, ndërsa çështjen e ka marrë në ngarkim Prokuroria e Krimeve të Rënda. Orë më parë se të merrej ky vendim nga prokuroria, Shullazi u shoqërua në Polici, duke mos bërë rezistencë. Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje Shullazi i ka mohuar deklaratat e Berishës, duke i quajtur ato si mashtrime. Në kuadër të këtyre verifikimeve, forca të shumta policie kanë kryer disa kontrolle policore në disa banesa në rrugën e Kavajës.

Gjatë kontrolleve mësohet të jenë sekuestruar disa aparate telefonike, të cilat do verifikohen nëse kanë dërguar sms kërcënuese ose jo në adresë të profesorit Mynyr Koni.

Akuzat ndaj Shullazit sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë disa:
Gjobëvenie
Shkatërrim prone me eksploziv, (Ne zonen e parkut te autobusave)
Kërcënim
Krijim të grupi të strukturuar kriminal.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS