Report TV - Shtyhet për nesër masa e sigurisë për Shullazin e 2 shokët

Report TV 2016-04-19

Views 1

TIRANË-Masa e sigurisë për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin është shtyrë për ditën e nesërme në orën 08:30 në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Shkak i shtyrjes së seancës për masës e sigurisë është bërë ngarkesa e Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi prokurorja Elisabeta Ymeri që është caktuar në çështjen e Shullazit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij është në të njëjtën proces gjyqësor që po zhvillohet ndaj 9 imamëve.

Avokati Alban Qafa ka sqaruar edhe akuzat që rëndojnë mbi Shullazin dhe dy të tjerët që janë arrestuar.

?Kërkesa e prokurorisë për Emiljano Shullazin bazohet te deponimi i Jani Zakës( Arjan Zika), por nuk ka asnjë provë për përfshirjen e klientit tim në këtë histori. Në polici nuk ka një dëshmi të personit të dëmtuar, por vetëm të babait të tij. Për rastin e dhurimit të hotel Vollga në Durrës, nuk ka asnjë person që të pretendojë se i është bërë presion për gjobë. ? shprehet ai.

Ndërsa përsa i përket kërcënimit të kandidatit për rektor të UT dhe rektorit aktual, Qafa u shpreh se ?Emiljano Shullazit nuk i intereson bota akademike.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS