E marta kthehet në ditë pelegrinazhi për besimtarët që i drejtohen Kishës së Shna Ndout në Laç.
Për 13-të të marta që kulmojnë me 13 Qershorin kur është dita e shenjtit Ndou besimtarë jo vetëm katolikë por edhe myslimanë që besojnë në mrekullitë që kanë ndodhur në këtë vend, por edhe që vijnë dhe shpresojnë për më shumë në jetën e tyre, ngjitin malin nga qyteti i Laçit për tu lutur në këtë vend të shenjtë.
Këtë të martë me qindra besimtarë, fëmijë, të rritur, të moshuar, të sëmurë apo të shëndetshëm janë përulur me lutje në këtë vend me besimin se Zoti do t'ua dëgjojë lutjet e tyre.
Mijëra udhëtojnë çdo të martë drejt kishës së Shna Ndout në Laç të Kurbinit, ndërsa natën e 12 qershorit kur është dhe festa e këtij shenjti numri i pelegrinëve shkon mbi 1 milion.