Report TV - Shullazi mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Report TV 2016-04-20

Views 1

TIRANË- Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi kanë mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku do të njihen me masën e sigurisë. Ata janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku mbaheshin që prej ndalimit mbrëmjen e së shtunës.

Ashtu si dje edhe sot Gjykata e Krimeve të Rënda ishte "blinduar", nga forcat e policisë.

Seanca ndaj Shullazit nisi në orën 08.30 dhe drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti dhe prokurori Ened Makuçi. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave dhe familjarëve per shkak te sekretit hetimor dhe te te dhenave personale qe permban Dosja Shullazi.

Prokuroria pritet të kërkojë vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe masën e sigurisë "arrest me burg" për Shullazin dhe dy të tjerët. Ndersa avokati i Shullazit Alban Qafa deklaroi nje dite me pare per Report Tv se ndaj klientit te tij nuk ka asnje prove dhe ai do te kerkoje lirimin e menjehershem te tij dhe Gilmando Danit, ndersa per Blerim Shullazin, Qafa tha se do te kerkoje masen e sigurise arrest shtepie dhe mbikeqyrje elektronike.

Share This Video


Download

  
Report form