Report TV - Arrest me burg për Shullazin dërgohet në burgun "302"

Report TV 2016-04-20

Views 1

TIRANË- Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi e Gilmando Dani do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila bazuar në referimet e Shërbimit Informativ Shtetëror ka ngritur akuzën e gjobvënies, kërcënimit dhe grupit të strukturuar kriminal.

Ka qenë ky vendimi i gjyqtarit Idriz Mulkurti marrë në sallën numër katër të gjykatës, ndërsa seanca u zhvillua pa praninë e mediave.

72 orë nga ndalimi i Shullazit, Krimet e Rënda në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë kanë shtuar dhe kërcënimin ndaj kandidatit pë rektor Mynyr Koni, Kjo e konfirmuar dhe nga avokati i tre të dyshuarve Alban Qafa.

Pas masës së sigurisë arrest me burg nën masa të rrepta sigurie dhe nën shoqërinë e eskortës së policisë Shullazi sëbashku me kushëririn e tij dhe Danin u dërguan në paraburgimin 302 në rrugën Mine Peza.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta i cili ndodhet në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda thotë se Emiljano Shullazi, nuk ka komentuar masën e sigurisë, por ka mohuar te gjitha akuzat e tij.

Tre të dyshuarit e prokurorisë për këto krime nuk kanë preferuar të përgjigjen në lidhje me pyetjet e prokurorëve në gjykatë ndërsa në dhënien në formë proceduriale të gjeneraliteteve dhe të dhënave personale ata kanë deklaruar se janë të papunë.

Prokuroria dyshon se Shullazi dhe dy shokët e tij jane perfshire në një sërë aktivitetesh kriminale si gjobëvënie, kërcënime, armëmbajtje. Në gjyq sipas avokatit u përmend vetëm rasti i deponimit të shtetasit Jani Zaka.

Shullazi akuzohet se kërcënoi biznesmenin Jani Zaka për një parking nëntokësor prej 1200 metra katrorësh në rrugen "Sali Butka".

Emiljano Shullazi, Gilamando Dani e Blerim Shullazi u ndaluan të shtunën në mbrëmje me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndërsa hetimet për ta dhe të dyshuar të tjerë janë të hapura dhe po ndiqen nga prokurorja Elisabeta Ymeri dhe prokurori Eneid Makuçi.

Ora 11.40 Emiljano Shullazi dërgohet në paraburgimin "302"
Pas përfundimit të procedurave ligjore në drejtorinë e Policise së Tiranes, Emiljano Shullazi eshte transportuar nga forcat "Shqiponja', ne ambientet e paraburgimit "302", ne rrugën Mine Peza në kryeqytet. Shullazi do të qendroje ne burg pa afat deri ne perfundim te hetimeve.

Share This Video


Download

  
Report form